Edhe këtë vit institucioni më i madh i arsimit të lartë në vend Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”, ka hapur konkursin për pranimin e studentëve të rinj.
Nga 9 deri më 17 korrik do të jetë i hapur konkursi për pranimin e studentëve të rinj në vitin akademik 2018/2019.
Sipas njoftimit të UP-së këtë vit do të pranohen 8,411 studentë në 13 fakultete të këtij institucioni, derisa provimi pranues do të jetë në mes datave 19 deri më 21 korrik, varësisht nga fakulteti ku do të aplikojë kandidati.
Shpallja e rezultateve do të bëhet në mes datave 22 dhe 26 korrik, ku studentët e pakënaqur kanë mundësi që brenda 48 orëve nga shpallja e rezultateve preliminare.
Fakulteti që do të pranoj numrin më të madh të studentëve është Ekonomiku me 1,963 sosh, për të vazhduar me Fakultetin Juridik me 952 kandidatë, Fakultetin Filozofik me 727 kandidatë, filologjiku me 686 kandidatë, Fakulteti i Shkencave Matematiko – Natyrore 666, Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike 648, Fakulteti i Bujqësisë dhe Veterinarisë 630, Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike 546, Fakulteti i Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës 451, Fakulteti i Mjekësisë 441, Fakulteti i Edukimit 319, Fakulteti i Arteve të Bukura 203 dhe Fakulteti i Edukimit Fizik dhe Sportit 179 kandidatë.
Hasani takon homologun austriak, diskutojnë për lidhjen e fo...
Mustafa kujton babain Xhemailin, 24 vjet pas vrasjes: Ai ënd...
Në 24-vjetorin e vrasjes, Osmani kujton Xhemail Mustafën si ...
Ancelotti për Mbappen: Ai do të tregojë cilësitë e tij nesër
Çfarë është “Oreshnik”, raketa më e fuqishme që Rusia ka për...
Arrestohen 19 persona në Prizren, për bixhoz e skema piramid...