Bosnja nuk ndryshon qëndrim për Kosovën, nuk heq vizat

12:32 | 9 Korrik 2018
Arbresh.info

Bosnja e Hercegovina, nuk pritet të heq së shpejti regjimin me viza që e ka në raport me Kosovën.

Ministri i Punëve të Jashtme të Bosnjes, Igor Crnadak, tha se më parë kanë qenë në bisedime me UNMIK-un, por nuk ka pasur asnjë rezultat.

Por ai rikujtoi se nuk janë vetëm kosovarët që hasin në vështirësi për të marrë vizë për të hyrë në Bosnje, meqë sipas tij, mijëra boshnjakë nuk mund të hyjnë në Kosovë për shkak të regjimit të vizave që ushtron Kosova.

Andaj Crnadak tha se nuk e di kur dhe si mund të hiqen vizat, meqë Bosnja nuk e njeh pavarësinë e Kosovës. Ai tha se shembulli se si është zgjidhur kjo çështje mes Kosovës e Serbisë, nuk vlen për Bosnjen meqë Serbia e konsideron Kosovën pjesë të saj.

Këto komente ministri boshnjak, i bëri në Samitin për Ballkanin Perëndimor./rtklive

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme