Sot dhe nesër në Londër mbahet Samiti Ekonomik në mes të BE-së dhe gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Krahas liderëve të Ballkanit, Kosova po përfaqësohet nga kryeministri Ramush Haradinaj dhe zv/kryeministri, njëherësh ministër i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli.
Kryeministri Haradinaj pritet ta takojë sekretarin britanik të Mbrojtjes, Gavin Williamson, me të cilin do të diskutojë për bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve në këtë drejtim. Gjate ditës Haradinaj do të ketë takim me deputetë të parlamentit britanik të Grupit të Miqësisë, raporton televizioni publik.
Ndërsa zv/kryeministriPacolli në cilësinë e ministrit të Jashtëm do të marrë pjesë në forumin e hapur në kuadër të Forumit Ekonomik, krahas homologëve të tij nga vendet e Ballkanit, ku i pranishëm do të jetë edhe komisionari për zgjerim, Johannes Hahn.
Të pranishëm do të jenë edhe pjesëtarë të shoqërisë civile nga rajoni, kurse temë e diskutimit është “Përmirësimi i perspektivës për të rinjtë e Ballkanit perëndimor”. Samiti ekonomik në Londër është pjesë e procesit të Berlinit dedikuar Ballkanit Perëndimor mbajtur në vitin 2014, pasuar gjatë viteve me takime të mbajtura në Vjenë, Paris e Trieste.
Tre persona vdesin në një aksident pasi GPS-i ia huqi rrugës
Vdes personi i cili ishte duke u trajtuar jashtë vendit pas ...
Murati: Afati për përditësimin e aplikimeve për subvencionim...
Zhduket një grua në Podujevë
Rrahen mes vete shtatë persona në Lipjan, dy përfundojnë në ...
Kina dislokon forca ajrore e detare, pasi SHBA-ja dërgoi një...