Kuvendi shtyn seancën për shkak të mungesës së kuorumit

10:33 | 9 Korrik 2018
Arbresh.info

Kuvendi i Kosovës nuk ka nisur në ora 10:00 punimet e seancës së sotme në të cilën do të bëhet shqyrtimi i parë i Projektligjit për Dhomat e Posaçme të Gjykatës Supreme.

Seanca është shtyrë për në ora 11:00 për shkak të mungesës së kuorumit, raporton arbresh.info.

Në sallë nuk ishin të pranishëm as 60 deputetë çka e pamundësoi fillimin e seancës.

Deputetët e Kuvendit të Kosovës vazhdojnë të tregohen neglizhentë ndaj punëve të Kuvendi duke mos marrë pjesë në seanca vazhdimisht./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme