Kroacia e merr një lajm katastrofal para ndeshjes me Anglinë

10:20 | 9 Korrik 2018
Arbresh.info

Kroacia do të përballet me Anglinë në gjysmëfinalen e Kupës së Botës.

Trajneri Daliç ka marr një lajm të keq para sfidës me “3 luanët” pasi nuk do të ketë në dispozicion mbrojtësin e djathtë Vrasaljko.

Ai do të mungojë për shkak të një dëmtimi në gju, dhe nuk do të jetë i gatshëm të mërkurën.

Pas kontrollit më të hollësishëm mjekësor do të mësohet edhe shkalla e dëmtimit, gjithsesi e sigurt është që mbrojtësi nuk do të jetë ndaj Anglisë.

Mbrojtësi i Atletikos ishte një titullar i padiskutueshëm te skuadra kroate dhe mungesa e tij pritet të ndikojë disi.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme