Donald Trump ka shumë dëshirë t’ua kujtojë njerëzve se është një njeri i pasur, por në një edicion të vitit 2011 të “The Oprah Winfrey Show”, miliarderi shfaqet duke bërë punë të zakonshme në hotelin e tij.
Detyra e parë e Trump ishte t’i binte ziles. Ai e veshi uniformën, komentoi “Kjo është shumë interesante” dhe menjëherë nisi t’i ndihmojë mysafirët e hotelit me bartjen e çantave.
“Kjo është hera e parë që barti një valixhe në kaq shumë kohë.” – shtoi miliarderi duke qenë se zakonisht nuk i bart as valixhet e veta.
Kështu Trump i provoi të gjitha punët në hotel dhe erdhi në përfundim se këto punë janë shumë të vështira.
“Këto janë punë që s’i kam bërë kurrë më parë. Duhet të jesh i mprehtë, i zgjuar dhe të dish si të sillesh me njerëz. Është e vështirë, vërtetë e vështirë.”- kishte deklaruar miliarderi./arbresh.info
Rriten me 20 për qind rastet e fruthit në botë
Sot fillon Fushata Globale ” 16 Ditët e Aktivizmit Kun...
Sot mblidhet Kryesia e Kuvendit, mbi 50 pika në rend dite
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i C...
Autobusi del nga rruga dhe përfundon në humnerë, 17 viktima ...
Parashikimi i motit për sot në Shqipëri