Qëndrimi në ambient të hapur mund të zvogëlojë rrezikun e diabetit të tipit 2, sëmundjeve të zemrës, presionit të lartë të gjakut dhe madje edhe stresit, pohon një raport.
Të dhënat nga pothuajse 300 milionë njerëz u analizuan si pjesë e rishikimit të studimeve ekzistuese që përfshinin në përfitimet e supozuara të natyrës, transmeton ksp.
Studiuesit shpresojnë se zbulimi – i cili mbështet vitet e hulumtimeve – do të nxisë mjekët që të rekomandojnë pacientët të shpenzojnë më shumë kohë në hapësira të gjelbra.
Shkencëtarët e Universitetit të Anglisë Lindore studiuan të dhëna nga 20 vende, përfshirë Britaninë e Madhe dhe SHBA-në, për të ardhur në konkludim.
Ata gjithashtu vlerësuan efektin e natyrës te njerëzit në Australi, Evropë dhe Japoni. ‘Hapësira e gjelbër’ u përkufizua si tokë e hapur, e pazhvilluar me vegjetacion natyror, si dhe hapësira të gjelbra urbane, të tilla si parqet dhe gjelbërimi i rrugëve.
Ekipi krahasoi shëndetin e njerëzve me qasje të vogël në hapësira të gjelbra me atë të njerëzve me sasinë më të lartë të ekspozimit.
Caoimhe Twohig-Bennett, autore kryesore e studimit, pranoi se nuk janë të sigurt se çfarë shkakton përfitimet e gjetura.
“Kalimi i kohës në natyrë sigurisht na bën të ndihemi më të shëndetshëm, por deri më tani ndikimi në mirëqenien tonë afatgjatë nuk është kuptuar plotësisht. Qëndrimi jashtë zvogëlon rrezikun e diabetit të tipit II, sëmundjeve kardiovaskulare, vdekjes së parakohshme dhe lindjes së parakohshme, dhe rrit kohëzgjatjen e gjumit”, tha ajo.
Rutte flet me Erdoganin për situatën e sigurisë në Kosovë
Vera e ardhshme pritet ta gjej në skuadër të re Fisnik Aslla...
Programi “ALBAdapt”, Kumbaro: Kapitull i ri, përgatit Shqipë...
Lëkundje të forta tërmeti në Turqi
Haradinaj thërret konferencë për media nesër, s’dihet arsyej...
Çairi i Shkupit organizon turne për nderë të Pavarësisë së S...