Ish sulmuesi i Interit dhe disa skuadrave tjera të njohura italiane, Christian Vieri, ka komentuar transferimin e mundshëm të Cristiano Ronaldos në Juventus.
‘Zonja e Vjetër’ është lidhur me një transferim të pesë herë fituesit të Topit të Artë.
Vieri e quan lëvizje të madhe transferimin e Ronaldos te Juventus, teksa shton se nuk do të ketë shpresa për rivalët në Serie A
“Nëse ai vjen këtu, më nuk do të kishte shpresë për rivalët e Juves në Serie A”, ka thënë Vieri.
“Do të ishte një lëvizje e mirë, do të isha i lumtur për futbollin italian. Ai dhe Messi janë më të mirët në botë. Do të ishte një shtytje për Serie A, të gjithë do të ktheheshin për të ndjekur futbollin vendas siç ka qenë dikur. Do të ishte bingo. Ai është 33 vjeç por jo nuk do të thotë asgjë. Ai është nga Zoti. Mund të luajë pa problem edhe pesë vite”.
UEFA pranon gabimin e gjyqtarëve në ndeshjen çerekfinale të ...
KFOR-i bashkë me Policinë e Kosovës rrisin patrullimet në ve...
Haradinaj dekoron Medën me medaljen “Me besim në Zot, Atdhe ...
Trajnimi nga ICITAP, Hoxha: AMP-së, mbështetje për të forcua...
Po bënin gara me vetura, gjobitën dy shoferë në Vushtrri – u...
Claudio Bravo edhe pse i pensionuar i gatshëm të rikthehet t...