Sapo ka filluar përgatitja e asfaltimit të rrugës Drelaj-Rekë e Allagës në Rugovë, disa persona e kanë bllokuar këtë rrugë.
Lajmin për zeri.info e kanë dhënë disa banorë të kësaj ane.
“Persona të pandërgjegjshëm bllokojnë rrugën. I takon policisë së Republikës së Kosovës që të marrë masa të menjëhershme që ta zhbllokojnë rrugën dhe të vazhdojë puna. Policia e Kosovës është informua për këtë bllokim të rrugës por akoma nuk ka ndërmarrje të masave për zhbllokimin e rrugës. Shpresojmë që Kryetari i Komunës së Pejës dhe zyrtarë të komunës nuk nënshtrohen nga ky presion i personave të pandërgjegjshëm. Presim reagim të menjëhershëm nga policia dhe komuna. Me respekt”, thuhet në një reagim të banorëve të fshatit Rekë e Allagës në Rugovë./ Zëri/
Enis Bardhi po i bashkohet gjigantit kroat
Hovenier: Kosovë, gjithmonë do të kesh një vend të veçantë n...
Arrestohet në Iran gazetarja italiane, shkoi për të raportua...
Petrit Kryeziu emërohet Kryeprokur i Prizrenit
Këto janë vendimet që mori sot qeveria
Kore e Jugut, ministri i Financave merr detyrën si president...