Google ADS

Ronaldo në pushime me familje, mendon transferimin te Juve

21:56 | 8 Korrik 2018
Arbresh Info

Cristiano Ronaldo është në pushime pas eliminimit nga Kampionatit Botëror derisa vazhdon të jetë para një vendimi të madh në lidhje me karrierën e tij.

Sulmuesi portugez është duke shfrytëzuar një kohë për tu relaksuar dhe po mendon për lëvizjen e tij të ardhshme pasi është përfolur shumë për transferim te Juventusi gjatë javës së ardhshme, transmeton portali arbresh.info.

Menjëherë pas përfundimit të edicionit të tij në Kampionatin Botëror – pas eliminimit në xhiron e 1/8-së ndaj Uruguait, spekulime rreth të ardhmes së tij u shfaqën menjëherë.

Fituesi i pesëfishtë i Topit të Artë ka kaluar një periudhë të ndërlikuar me hierarkinë e Real Madridi dhe këtë herë duket se gjërat nuk mund të rregullohen.

Thuhet se Ronaldo do të pranoj ofertën nga Juventusi prej 100 milionë funta dhe kompania Fiat do t’i ndihmojë “Zonjës së Vjetër” për të paguar pagën e sulmuesit./arbresh.info/

Të ngjashme