Aksidenti i cili la të vdekur 5 mërgimtar sot, ka bërë qe Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, të kujtoj aksidentin të cilin i kishte ndodhur para 38 viteve kur po kthehej nga Kosova për në Zvicër.
Përmes një postimi në facebook, Pacolli ka thënë se ai e di se çdo të thotë shpejtësia dhe dhimbja. Ndërsa shpreson që askush mos të përjetoj këtë.
Postimi i plotë:
“38 vite më parë, një mëngjes herët në gusht, unë dhe vëllezërit e mi ishim në rrugë nga Kosova për në Zvicër. Ishte një mëngjes me shi pa ndalur në Slloveni, papritmas përjetuam një aksident të tmerrshëm që pothuajse na kushtoi me jetë. Pas zgjimit tim nga koma, unë jam dukur kështu (si në foto) për pothuajse dy vjet. Unë e di se çfarë do të thotë shpejtësia, e di se çfarë do të thotë dhimbja. Zoti na shpëtoi kësaj radhe. Unë shpresoj se askush të mos përjeton këtë!”./arbresh.info/
LDK në Podujevë garon me shtatë kandidatë këto zgjedhje, pub...
Turqia dënon ashpër sulmin në kanalin e ujit, në veri të Kos...
Rashiq: Grupet kriminale nuk ekzistojnë më në veri, sulmet j...
“Serbia reagoi shumë shpejtë, ngjalli dyshime se sulmi ishte...
Shpërthimi në veri: Osmani takon Maqedoncin, Jasharin dhe Aj...
Maqedonci: Akti kriminal në veri ka qenë i planifikuar, sulm...