Kosova vazhdon të fuqizojë ekonominë e Serbisë, duke importuar produkte dhe mallra të ndryshme. Gjatë periudhës janar-qershor të këtij viti, Kosova ka thyer rekord të importimit me 211 milionë e 532 mijë euro, apo rreth 9 milionë euro më shumë se gjatë periudhës së njëjtë të vitit 2017.
Ndërkaq, për këtë 6-mujor, Kosova eksportoi në Serbi vetëm 15 milionë euro, apo mbi 5 milionë euro më pak se në periudhën e njëjtë të 2017.
Gjermania zë vendin e dytë, nga ku Kosova importoi produkte në vlerë mbi 190 milionë euro.
Kosova ka importuar nga Shqipëria rreth 82 milionë euro, duke u renditur në vendin e 6-të, prej nga blejmë më së shumti mallra.
Profesori i ekonomisë, Blerim Ramosaj, fajëson institucionet e Kosovës për mosndryshim të politikave shtetërore të ekonomisë, raporton KTV.
Ai thotë se janë një varg arsyesh për këtë trend negativ ekonomik.
Ramosaj kërkon krijim të kushteve më të mira për investitorë të huaj për të mundësuar fuqizimin e ekonomisë vendore.
Në total, gjatë 10 vjetëve të fundit vlera e produkteve të importuara nga Serbia në Kosovë, arrin rreth 3 miliardë euro.
Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, deficiti tregtar u rrit 13 për qind më shumë në muajin maj të këtij viti, për dallim nga muaji i njëjtë i vitit të kaluar./KTV/
20 vjet nga cunami që solli vdekjen e 230 mijë personave, fa...
“Mos gënje”, “mashtruese”, plas debati mes Xhenetës dhe Sarë...
Guardiola tregon se ku dështoi City ndaj Evertonit
Çmimet 2 herë më shtrenjtë se në 2013, Berisha: Shqipëria e ...
Kurti mori pjesë në ceremoninë e fundvitit të organizuar nga...
Juventus po planifikon ta transferojë yllin e Dortmundit