Google ADS

Cristiano Ronaldo mund të luaj kundër Real Madridit në këtë datë

19:58 | 8 Korrik 2018
Arbresh Info

Casilla, Luca Zidane, Vallejo, Theo, Ceballos, Marcos Llorente, Bale, Benzema, Mayoral dhe De Tomás së bashku me Vinicius dhe Lunin do të nisin përgatitjet parasezonale me trajnerin e ri më 17 korrik.

Trajneri i ri i Real Madridi te skuadra e parë Julen Lopetegui do të fillojë përgatitjet parasezonale të sezonit 2018/19 me dymbëdhjetë lojtarë më 17 korrik, transmeton portali arbresh.info.

Kike Casilla, Luca Zidane, Vallejo, Theo, Ceballos, Marcos Llorente, Gareth Bale, Benzema, Mayoral dhe Raul De Tomás do t’iu bashkohet anëtari i ri Vinicius dhe portieri Lunin në kompleksin stërvitor të klubit Valdebebas për të nisur përgatitjet më 17 korrik derisa në dyshime nëse do t’i bashkohen skuadrës vazhdojnë të jenë lojtarët si Valverde, Coentrao dhe Odegaard.

Lojtarët e tjerë të përfshirë në Kampionatin Botëror do t’i bashkohen grupit më 27 korrik, por Luka Modrici dhe Mateo Kovacici i Kroacisë si dhe mbrojtësi francez Varane do t’i bashkohen grupit më vonë në një datë që do të konfirmohet.

Superkupa e UEFA-së kundër rivalit lokal Atletico Madridit do të jetë ndeshja e parë kompetitive e trajnerit bask dhe këtë vit takimi do të zhvillohet në stadiumin Tallinn të Estonisë më 15 gusht.

https://twitter.com/NBA_FormulaOne/status/1014388587767500801

Para Superkupës, Real Madridi do të luaj tri ndeshje miqësore parasezonale në SHBA si pjesë e kompeticionit vjetor International Champions Cup.

Miqësorja kundër skuadrës meksikane Puebla më 28 korrik ishte anuluar javën e kaluar, prandaj Madridi tani do të përballet kundër Manchester United në Miami më 1 gusht.

‘Los Blancos’ udhëtojnë më pas në Maryland për ndeshjen kundër Juventusit në Fedexfield, afër Washingtonit, më 25 gusht – ndeshje që mund të vendos skuadrën spanjolle kundër Cristiano Ronaldos në rast se transferimi i sulmuesit portugez te skuadra në Serie A finalizohet.

Madridi luan takimin e fundit në kuadër të turit në SHBA në New Jersy më 8 gusht kundër AS Romas./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme