Investitori misterioz rus në negociata për të marrë përsipër Milanin nga Yonghomg Li raportohet se është pronari i Monacos, Dmitry Rybolovlev.
Bazuar në gazetarin Luca Serafini, personi që është duke rivalizuar American Rocco Commisson në blerjen e klubit është tashmë i njohur për tifozët e futbollit, transmeton portali arbresh.info. Kjo është për shkak se Rybolovlev tashmë është pronar i klubit në Liga, AS Monaco.
Por, kjo mund të shkaktoj gjithashtu probleme pasi UEFA ka rregulla për dy klube që janë të pronësisë së njëjtë.
Aktualisht, kjo nuk do të ishte një problem pasi Milani është përjashtuar nga kompeticionet e UEFA-së për këtë sezon, por në rast se të dy klubet do të ishin në Evropa Ligë apo Ligë të Kampionëve, atëherë gjërat do të ishin të komplikuara.
E gjithë kjo, sigurisht vjen nga ideja që Yonghong Li është ende një person që mund të shes Milanin për shkak se ai humbi afatin e fundit të së premtes për të paguar një huazim prej 32 milionë euro./arbresh.info/
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...