Plani i Real Madridit nëse Cristiano Ronaldo transferohet te Juventusi

18:30 | 8 Korrik 2018
Arbresh Info

Real Madridi do të reagoj për të siguruar nënshkrimin e dy superyjeve të klasit botëror për të zëvendësuar Cristiano Ronaldon nëse superylli largohet për transferim te Juventusi.

Sulmuesi ka bërë të qartë se e ardhmja e tij nuk qëndron më në Real Madrid dhe transferimi i tij në Torino duket gjithmonë edhe më afër, por derisa lojtari portugez ka kthyer sytë nga e ardhmja, një gjë të tillë e ka bërë edhe Real Madridi, transmeton portali arbresh.info.

Skuadra në La Liga është duke kërkuar nënshkrimin me Kylian Mbappen, e ardhmja e tij cilit është e pa qartë pasi PSG është e shqetësuar rreth sanksioneve nga FFP në rast se paguajnë të hollat te Monaco këtë verë, dhe sigurisht pas asaj që lojtari ka shfaqur te Franca në Kampionatin Botëror se sa i mirë mund të jetë, të gjithë kanë kthyer vëmendjen tek ai.

Mbappe është plani A dhe duket se bashkëlojtari i tij aktual – Neymari është plani B, ndërkohë që media të ndryshme pretendojnë se Real Madridi dëshiron të nënshkruaj me të dy anësorët, të cilit do të formojnë një pamje të re te linja në sulm e klubit që synon tani të fitoj tituj nën udhëheqjen e trajnerit të tyre të ri pas largimit të Zinedine Zidanes.

Sa i përket Ronaldos, ai është duke shikuar për të zgjedhur të ardhmen e tij dhe pasi ndihet se jo vetëm që është lënë plotësisht i harruar nga Real Madridi sa i përket mungesës së mbështetjes në rastin me taksa por edhe në aspektin te klubi, duket që një aventurë e re është e pashmangshme.

Juventusi dëshiron të fitoj Ligën e Kampionëve dhe askush nuk është më i mirë në këtë aspekt sesa Ronaldo dhe lojtari nuk do të sjell vetëm një vëmendje të madhe te Serie A si një ligë, por do të jetë gjithashtu në gjendje për të thënë se ka fituar trofe edhe në liga të tjera në rast se transferimi shkon sipas planit./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme