Një tragjedi e vërtetë është shmangur ditën e sotme nga policia në Durrës.
Tre pushues janë shpëtuar nga mbytje dhe njëra prej tyre është një vajzë 11 vjeçe.
Njoftimi i policisë për ngjarjet:
Efektivet e Stacionit të Policisë Manëz shpëtojnë tre pushues nga mbytja, mes tyre një fëmijë.
Pushuesit ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Efektivët e Stacionit të Policisë Manëz, të cilët patrullojnë përgjatë vijës bregdetare në Gjirin e Lalëzit, paraditen e sotme kanë shpëtuar nga mbytja një fëmijë me iniciale E.P. 11 vjeçe, banuese në Tiranë, e cila ndodhet në spital Tiranë jashtë rrezikut për jetën.
Pak orë më vonë po në Gjirin e Lalëzit Efektivet e Stacionit të Policisë Manëz kanë shpëtuar nga mbytja dy shtetas të tjerë, shtetasit H. S., 70 vjeç dhe G. Xh., 65 vjeç, banues në Tiranë.
Shtetasi H. S., është larguar për në banesë pa probleme për jetën ndërsa shtetasi G. Xh.,
ndodhet në Spital Tiranë jashtë rrezikut për jetën.
Uniformat blu kanë shtuar shërbimet në zonat turistike për ti ardhur në ndihmë pushuesve, të cilët janë të lutur të telefonojë në numrin 112 për çdo problem.
Superliga rikthehet sot me dy superduele
Poker dhe baste sportive online, 29 të arrestuar në Tiranë
A do të arrestohej Benjamin Netanyahu në Gjermani?
Aksident me fatalitet në Suharekë, vdes një person e lëndohe...
Vidhet një pistoletë me 40 fishekë në Prizren
Policia jep detaje rreth protestës së kompanisë “Pastrimi” p...