Pasi dogji skenën e “Eurovision”, aty ku tërhoqi vëmendjen e miliona njerëzve në mbarë botën në muajin maj, këngëtarja me origjinë shqiptare, Eleni Foureira do të vijë në Tiranë të ndezë skenën e sheshit “Skënderbej” më 25 korrik.
Momentalisht, ajo ndodhet në një tur nëpër Europë, që përfshin koncerte në Qipro, Ibiza, Madrid, Barcelonë, Londër, Amsterdam e Stokholm, duke shijuar ende frutet e suksesit të saj pas performancës në Festivalin e muzikës europaine.
Në profilin e saj social, Eleni ka zbuluar se pjesë e turit të saj do të jetë edhe kryeqyteti shqiptar, ku ajo do të performojë më 25 korrik.
Pas dy këngëtarëve Ermal Meta dhe Rita Ora, Eleni Foureira është e treta këngëtare shqiptare me famë ndërkombëtare, që do të performojë në Tiranë./arbresh.info/
Kurti dhe Rizvanolli vizitojnë ndërmarrjen KRU “Prisht...
Driloni ndan shtratin me Gjestin, Xheneta: Nuk e di qysh ka ...
Tyson Fury – Oleksandr Usyk/ Meçi i vitit, flasin eksp...
Të shtëna me armë në Prishtinë, arrestohet një person
Ngritët aktakuzë kundër një serbi për krime lufte në Kosovë
Berisha ka dy kërkesa para mbledhjes së përbashkët të kuvend...