Granit Xhaka reagon ndaj sekretarit të federatës që për Zvicrën të luajnë vetëm zviceranët

01:12 | 8 Korrik 2018
Trina Galanxhi

Mesfushori shqiptar, Granit Xhaka, ka reaguar ndaj sekretarit të Federatës Zvicerane të Futbollit, Alex Miescher, i cili u shpreh se për Zvicrën në të ardhmen duhet të luajnë vetëm futbollistët që kanë një shtetësi.

“Dëgjoj nga rreshtat tij se ai nuk ka besim te shtetasit e dyfishtë, me Zvicrën në kufi të shkoj. Kjo shkon direkt në adresën time dhe të disa lojtarëve tjerë me dy nënshtetësi. Për mua dhe sigurisht edhe për shokët e skuadrës, është e çuditshme të dëgjojmë komentin e Alex Miecher. Me këtë përpjekje të panevojshme, ai ka krijuar urrejtje dhe shumë zhgënjim. Mendoj se Alexi me komentet e tij të kohës së gurit ka për qëllim/synim zviceranët me shtetësi të dyfishtë”, është shprehur Xhaka për “SDA”.

Graniti ka treguar se si Alex i ka ofruar përkrahjen pasi e ka bërë shqiponjën në ndeshjen ndaj Serbisë, përcjell albinfo.ch.

“Ne të gjithë jemi zviceranë dhe bëjmë gjithçka për Nati-n. Secili nga ne jemi mirënjohës për atë që ka bërë Zvicra për ne dhe për familjet tona. Rrënjët e familjes time janë nga Kosova, ashtu siç janë të Breel Embolo nga Kameruni, Manuel Akanji nga Nigeria dhe Ricardo Rodriguez nga Kili e Spanja. Ekipi kombëtar zviceran përbëhet sot gjithsesi nga 50 deri në 60 përqind qytetarë të dyfishtë ose Secondos. Edhe trajneri ynë (Vladimir Petkoviq) është qytetar i dyfishtë dhe i jep gjak dhe djersë ekipit kombëtar.

Me këtë deklaratë Alex ka shkaktuar shumë reagime, por ka lënë edhe shumë të zhgënjyer”, ka shtuar tutje Granit Xhaka.

Megjithatë, kontributi i tij te Nati është i padiskutueshëm. “Ky absurditet ekziston herë pas herë. Tani duhet të përgatitemi për kualifikimet e Kampionatit Evropian dhe të ecim përpara”, ka nënvizuar mesfushori shqiptar.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme