Juventusi ka postuar një video në rrjetin social kinez Weibo duke shfaqur disa nga lojtarët që kanë veshur fanellën me numër 7, gjë që ka ngjallur spekulime se ishte diçka për të nënkuptuar se transferimi i Cristiano Ronaldos do të ndodhë.
Në video janë emrat e gjashtë figurave të famshme që kanë bartur atë fanellë në Torino, por video ndërpritet para se të dal i shtati, transmeton portali arbresh.info.
Aty ishin Angelo Di Livio, Gianluca Pessotto, Hasan Salihamidzic, Simone Pepe, Simone Zaza dhe okupuesi aktual Juan Cuadrado.
Kjo ka ngjallur spekulime se është një version paraprak i videos për të njoftuar arritjen e Cristiano Ronaldos nga Real Madridi.
Megjithatë, ka gjasa që kjo të jetë një koincidencë pasi sot (e premte) është dita e shtatë e muajit të shtatë./arbresh.info/
https://twitter.com/nacaormcf/status/1015676930845265921
Vendosen senzorë tokësorë në dy rrugë në lagjen Ulpiana
Osmani takon presidentin gjerman: Procesi i Berlinit shtysë ...
154 aksidente gjatë muajit shtator në rajonin e Ferizajt
Aksident në rrugën Shirokë -Suharekë, lëndohen disa persona
Kievi heton “ekzekutimin më masiv” të ushtarëve të kapur nga...
Kjo është lista me emrat e të famshmëve që kanë qenë pjesë e...