Rikthehet Rusia, Fernandes i shënon me kokë Kroacisë

22:34 | 7 Korrik 2018
Arbresh Info

Rusia ka barazuar rezultatin në ndeshjen kundër Kroacisë.

Nikoqiri i Kampionatit Botëror është rikthyer në lojë duke barazuar shifrat për 1 me 1 në takimin në kuadër të çerekfinales kundër Kroacisë, shkruan portali arbresh.info.

Kjo e fundit realizoi për 1 me 2 në minutën e 101′ të vazhdimeve përmes mbrojtësit Domagoja Vilda, i cili me kokë befasoi portierin Igor Akinfeev pas asistimit fantastik nga Luka Modric.

Megjithatë, vetëm pesë minuta pa përfunduar koha e rregullt e vazhdimeve në stadiumin Fisht Olympic, Mario Fernandes realizoi për 2 me 2.

Ishte mbrojtësi i krahut të djathtë, Mario Fernandes autori i këtij goli që mund të jetë mjaftë i rëndësishëm./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme