Gjyqtari i ndeshjes Angli – Suedi është një multi-milioner

21:01 | 7 Korrik 2018
Arbresh Info

Bjoran Kuipers ishte gjyqtari i ndeshjes së sotme (e shtunë) në Kampionatit Botëror mes Anglisë dhe Suedisë, por kjo nuk është puna e vetme që bënë ai.

45-vjeçari mund të jetë më i pasur se disa nga lojtarët në fushë pasi është zbuluar se ai është një multi-milioner i një zinxhiri të supermarketeve, transmeton portali arbresh.info.

Kuipers zotëron një zinxhir multi-milionësh të supermarketeve në mbarë Holandën të quajtur “Jumbo”.

I lindur në Oldenzaal në vitin 1973, Kuiper ka studiuar biznes në universitet.

Pasuria personale e tij ishte vlerësuar 11.5 milionë funta në vitin 2016.

Është raportuar gjithashtu se ai fiton mjaftueshëm të holla si një arbitër dhe rrallë shfrytëzon të holla nga fitimet me supermarket./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme