Mesfushori i Sampdorias, Lucas Torreira ka konfirmuar se tani ka kthyer fokusin në finalizimin e transferimit të tij te Arsenali pas eliminimit të Uruguait nga Kampionati Botëror.
Një tarifë rreth 30 milionë euro është pranuar, për transferimi është shtyrë për shkak të përkushtimit të tij në turneun ndërkombëtar, transmeton portali arbresh.info.
“Ne mund ta kishim kryer këtë ndryshe, por nuk kam dashur të mendoj për gjëra të tjera”, u ka thënë Torreira gazetarëve me rikthimin në shtëpi nga Rusia. “Kampionati Botëror është i rëndësishëm dhe të qenurit pjesë e skuadrës do të thotë shumë për mua. Por, tani unë kam më shumë kohë dhe e ardhmja ime do të jetë shumë e qartë”
“Gjëja e rëndësishme është që unë jam i lumtur që jam pjesë e kësaj skuadre dhe këtij Kampionati Botëror, prandaj unë i falënderoj të gjithë njerëzit që na kana përcjellur”
23-vjeçari ishte pjesë e të gjitha pesë ndeshjeve të Uruguait në Kampionatit Botëror që përfundoi për ata pas disfatës në çerekfinale kundër Francës./arbresh.info/
“Jam shumë pishman që të kam dhënë mundësi”, Xheneta diskuto...
Kurti mori pjesë në akademinë përkujtimor dhe në ceremoninë ...
Nis me tensione protesta e opozitës
Shfaqen forca të shumta të policisë para nisjes së protestës...
Pesë vite nga tërmeti i 26 nëntorit, buxheti ka ende 50 mili...
Komisioni Disiplinor i FFK-së merr masa për futbollistët që ...