Presidenti i Filipineve Rodrigo Duterte ka premtuar të japë dorëheqje, nëse një i krishterë i paraqet atij dëshmi se Zoti ekziston.
Kjo deklaratë e tij kontroverse vjen vetëm disa javë, pasi ai zemëroi grupe fetare duke e quajtur Zotin “ budalla”, transmeton portali arbresh.info
Udhëheqësi i shumë përfolur bëri zotimin të premten gjatë një fjalimi. Duterte tha nëse dikush mund të thotë se ka qenë në parajsë, apo kanë folur me Zotin ose parë atë personalisht, ai do të japë dorëheqje si president.
“Më duhet vetëm një dëshmitar që do të thotë, ‘Kryebashkiak, ata budallenj në kishë më urdhëruan të shkoj në qiell dhe të flisja me Perëndinë. Perëndia me të vërtetë ekziston. Ne kemi një foto së bashku dhe kam sjellë një selfie”, shtoi ai gjatë hapjes së një ngjarje shkencore dhe teknologjike në qytetin jugor Davao.
Duterte pastaj goditi Kishën Katolike duke pyetur pse pasuesit janë të detyruar të japin para për Kishën.
“Nëse jeni duke ndihmuar me të vërtetë njerëzit, pse kërkoni para prej tyre?” Pyeti ai.
Kjo nuk është hera e parë që 73-vjeçari ka kritikuar grupet e krishtera dhe ‘Zotin e tyre’.
Në qershor, Duterte e quajti Perëndinë “budalla” gjatë një diskutimi rreth historisë biblike të krijimit. Si përgjigje, grupet e krishtera e akuzuan atë për fyerjen e Perëndisë dhe kërkuan nga ai që të kërkojë falje, për të cilën presidenti u përgjigj: “Jo për një milion vjet”./Arbresh.info/
Jaha: Më 9 shkurt LDK-ja do të rikthehet si partia e parë në...
Katër vitamina dhe minerale të nevojshme për çdo shqiptar
“E di që do të na mungoj”, Arioni flet i përlotur pas largim...
Francë/ Teleferiku përplas stacionin e mbërritjes, 8 persona...
Gresa, Sara dhe Ana hamendësojnë për arsyen e daljes së Dian...
Kura kundër kolesterolit dhe dhimbjes së kyçeve, ja si ta pë...