Bashkia e Vlorës apel turistëve: Sot mos u lani në det

18:26 | 7 Korrik 2018
Arbresh.info

Përmes një njoftimi të shpërndarë në media dhe rrjetet sociale bashkia e Vlorës u bën thirrje të gjithë pushuesve që kanë zgjedhur këtë qytet për të pushuar që të mos futen në det për t’u larë, pasi deti ka shumë dallgë.

“Të dashur qytetar dhe pushues në qytetin e Vlorës, duke i’u referuar kohës së sotme. Ju lutemi shmangni larjen në det për arsyen e dallgëve të larta. Të gjithë bizneset që zotërojnë plazhet në territorin e Vlorës të vendosin flamurin e kuq”, thuhet në njoftim.

Ndërkohë ditën e sotme janë humbur jetën tre persona, dy në Durrës dhe një turiste polake në Sarandë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme