Roja Bregdetare e Forces Detare shqiptare ka bërë të mundur shpëtimin e një peshkarexhe pranë Karaburunit, e cila ndodhej në rrezik. Peshkarexha “Aurora 1” kishte pësuar defekt dhe kërkoi ndihmë.
Në sajë të ndërhyrjes së Rojës Bregdetare, u shpëtuan dy pjesëtarët e ekuipazhit të peshkarexhës, dhe një fëmijë që ndodhej bashkë me ta.
Pas marrjes së sinjalit, anija e Forcës Detare rimorkioi peshkarexhën në portin e saj të daljes në Triport.
Në këtë operacion ndihmoi edhe një mjet i Policisë Kufitare dhe Migracionit./lapsi.al/
Aksident mes tre veturave në rrugën Komoran – Drenas, ...
Projekti trepalësh, Rama: Do ndërtojmë linjën nënujore të en...
Kuçi: Interesi nacional mbrohet duke i ruajtur partnerët
Mbappe nuk ka të ndalur realizon tjetër gol
Hoxha: Kemi qëlluar më shumë se tre terroristë në Banjskë
Peja mposhtet bindshëm në ndeshjet e parë të Fiba Europe Cup