Anglia dyfishon epërsinë kundër Suedisë, shënon Dele Alli

17:21 | 7 Korrik 2018
Arbresh Info

Anglia ka dyfishuar epërsinë në ndeshjen kundër Suedisë pasditen e sotëm (e shtunë).

“Tre Luanët” janë duke udhëhequr me rezultat 2 me 0 kundër skuadrës së Jan Andresson në takimin që po zhvillohet në kuadër të çerekfinales në Kampionatin Botëror “Rusia 2018”, shkruan portali arbresh.info.

Mesfushori i Tottenham Hotspurit, Dele Alli realizoi golin e dytë të këtij takimi. 22-vjeçari gjeti portën me kokë në minutën e 58′ të ndeshjes pas asistimit nga Jesse Lingard.

Harry Maguire ishte autori i golit të epërsisë për skuadrën e Gareth Southgates.

Takimi ndërmjet dy skuadrave është duke u zhvilluar në stadiumin Samara Arena./arbresh.info/

 

Të ngjashme