Anglia ka kaluar në epërsi në ndeshjen e pasdites së sotme (e shtunë) kundër Suedisë.
“Tre Luanët” kanë realizuar për 1 me 0 në takimin në kuadër të çerekfinales në Kampionatin Botëror “Rusia 2018” kundër Suedisë, shkruan portali arbresh.info.
Mbrojtësi Harry Maguire realizoi me kokë në minutën e 30′ pas rivënies nga këndi të ekzekutuar nga Ashley Young.
Takimi mes dy skuadrave është duke u zhvilluar në stadiumin Samara Arena.
Në rast se rezultati qëndron në favor të kombëtares angleze, ata do të sigurojnë për herë të parë kualifikimin në gjysmëfinale të Kampionatit Botëror që nga viti 1990./arbresh.info/
Rashkaj: UEFA është fajtori kryesor për ofendimet ndaj Kosov...
Opera ‘Goca e Kaçanikut’ do të shfaqet në Tiranë
Pas vendimit të Bidenit për ta lejuar Ukrainën t’i përdorë a...
OpenAI lanson falas aplikacionin ChatGPT në Windows
Tahiri: Arbërien e “Pambukut dhe Kullashkut” vështirë se mun...
Bedri Hamza merr mbështetje nga Taulant Xhaka