Bashkimi Evropian ua ka bërë të qartë institucioneve të Kosovës se i kanë vetëm edhe katër muaj që ta formojnë Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.
Kjo datë po afron e presidenti serb, Aleksandar Vuçiq nuk pret që Prishtina të paraqesë draftin e statutit serb të komunave serbe më 4 gusht në Bruksel, transmeton lajmi.net.
Vuçiq i ka deklaruar kështu gazetës Politika, e cili konstaton se ndryshe nga shqiptarët e Kosovës, ekipi udhëheqës serb në negociata në tre muajt e fundit është duke ka hartuar një propozim të statutit të ASK që do të paraqitet në Bruksel.
Në prill janë bërë pesë vjet nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Brukselit, sipas së cilës Prishtina ishte e obliguar të formonte Asociacionin e Komunave me shumicë Serbe.
Kur serbët nga Kosova kërcënuan se do ta formojnë vetë Asociacionin, Brukseli caktoi afatin kohor tre muj, që do të thotë deri më 4 gusht të përfundojë puna për hartimin e Statutit të ASK.
Presidenti serb me pas ka thënë se nuk beson që Prishtina do të respektojë këtë afat, por Beogradi do të priste që, siç tha ai, në mënyrë ata të mos akuzohen për shkelje të marrëveshjeve ndërkombëtare.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...