Sarandë, mbytet në det turistja polake

15:04 | 7 Korrik 2018
Arbresh.info

Pas dy personave në Durrës, një i tretë është mbytur në plazhin e Sarandës, pranë vendit të quajtur Kanali i Çukës.

Bëhet fjalë për shtetasen polake me inicialet N.I., trupi i të cilës u nxorr i pajetë nga deti Jon.

Policia dhe grupi hetimor kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave./Top Channel

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme