Renderët e rinj, të cilët janë shfaqur këto ditë, tregojnë se si mund të duken dy nga tre modelet e reja të iPhone që priten këtë vit.
Renderët janë të bazuar në informacionet rreth telefonave, të cilët janë shfaqur në muajt e mëparshëm.
Renderët u publikuan nga sajti NieuweMobiel.nl, dhe e tregojnë një model të mundshëm të iPhone X për vitin 2018, si dhe iPhone më të përballueshëm me një ekran LCD 6.1 inçësh.
Apple këtë vit i planifikon tri modele të iPhone: OLED iPhone X 5.8-inçësh (pasues i drejtpërdrejtë i telefonit të vitit të kaluar), iPhone LCD 6.1-inçësh i cili do të jetë edhe më i liri, si dhe OLED iPhone X Plus 6.5-inçësh.
Siç mund ta shihni në render, çmimi më i ulët në modelin LCD iPhone do të arrihet duke i hequr disa nga funksionet kryesore, si sistemi me dy kamera. Prerja në ekran është ende e pranishme, si dhe ekrani edge-to-edge pa sensor për gjurmë gishtash.
Të gjithë telefonat iPhone 2018 do të duhej të prezantohen gjatë muajit shtator, ndërsa në treg priten në tetor.
Hasani takon homologun austriak, diskutojnë për lidhjen e fo...
Mustafa kujton babain Xhemailin, 24 vjet pas vrasjes: Ai ënd...
Në 24-vjetorin e vrasjes, Osmani kujton Xhemail Mustafën si ...
Ancelotti për Mbappen: Ai do të tregojë cilësitë e tij nesër
Çfarë është “Oreshnik”, raketa më e fuqishme që Rusia ka për...
Arrestohen 19 persona në Prizren, për bixhoz e skema piramid...