Google ADS

Erdogan do të lëshojë dekretin e parë presidencial të hënën

12:52 | 7 Korrik 2018
Arbresh.info

Dekreti i parë presidencial do të lëshohet të hënë, bën të ditur presidenti Recep Tayyip Erdoğan, duke shtuar që kabineti i ri do të zbulohet të njëjtën ditë, menjëherë pas betimit të presidentit dhe ceremonisë që do të ndryshon modelin e qeverisjes në presidencë ekzekutive.

Erdogan mbërriti në parlament të shtunën për ceremoninë e marrjes së betimit të deputetëve, e cila pritet të jetë më e gjatë ndonjëherë pasi numri i deputetëve është rritur nga 550 në 600, transmeton portali arbresh.info.

Para ceremonisë, Erdogan iu drejtua grupit parlamentar të Partisë së tij për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Party). Në fjalimin e tij, Erdogan tha se kabineti i ri do të mbajë takimin e tij të parë të premten.

Erdogan tha se Turqia është e vendosur për të zhdukur kërcënimin terrorist.

“Ne nuk do të ndalemi derisa të fshijmë tërësisht terrorin nga kufijtë tanë. Operacionet do të vazhdojnë derisa grupi terrorist i PKK të largohet nga Qandili dhe nëse nevojitet nga Sinjar”, tha ai.

Presidenti i tanishëm Rexhep Tajip Erdogan fitoi rizgjedhjen në 24 qershor, duke fituar edhe fuqitë e zgjeruara të një presidence ekzekutive, duke përfshirë aftësinë për të sunduar me dekret, të miratuar në një referendum kushtetues më 16 prill 2017.

Erdogan bëhet edhe kreu i shtetit dhe i qeverisë, me postin e kryeministrit tani të shfuqizuar nën sistemin e ri./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme