Pop-këngëtarja izraelite Netta Barzilai (25) po përballet me akuzat se kënga e saj ‘Toy’, me të cilën fitoi këtë vit në festivalin Eurosong në Portugali, është në fakt plagjiaturë.
Kompania amerikane “Universal Music Studios” ua ka dërguar një letër para padisë kompozitorëve të këngës fituese Doron Medalie (40) dhe Stav Beger (27). Ata pretendojnë se këta të fundit e kanë kopjuar këngën ‘Seven Nation Army’ nga viti 2003, të rok-bendit amerikan “The White Stripes”, shkruan ‘The Time of Israel’, transmeton portali arbresh.info.
“Të gjitha këngët që konkurrojnë në Eurosong duhet të jenë origjinale. Nëse pretendimi për plagjiaturë rezulton i vërtetë, Izraeli do të diskualifikohet nga konkurrenca dhe Nettës do t’i mohohet fitorja. Si rezultat, Izraeli nuk do të ishte nikoqir i Eurosongut vitin e ardhshëm, njoftoi televizioni izraelit./arbresh.info/
Derbi në Suharekë e Gjakovë, publikohet orari i xhiros së në...
Mbyllet për media mbledhja e Komisionerit Parlamentar për FS...
Buja: Veseli nuk më ka dhënë urdhra mua e as Reçicës kur ish...
Dimal Basha ka disa vërejtje për rregulloren e Komisionerit ...
Buja: Krasniqi ka qenë zëdhënës, s’ka pasur të bëjë me detyr...
Rregullorja për Komisionin Parlamentar të FSK-së, Selimi: Nu...