Lily Collins, veshja më e mirë e javës

11:21 | 7 Korrik 2018
Arbresh.info

Aktorja e njohur Lily Collins, është përzgjedhur për veshjen më të mirë të kësaj jave.

Revista e modës Elle, e cila tashmë çdo javë përzgjedh disa veshje më të mira, këtë herë në listën e vet, si më të mirën e kanë zgjedhur Collins, transmeton arbresh.info.

Lily Collins, është e veshur me markën Miu Miu në një pistë mode në Paris, me një stil të viteve të 60-ta, por sigurisht duket shumë tërheqëse.

Pas saj janë Penelope Cruz, Ashley Graham, Tracee Ellis Ross e Naomi Campbell.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme