Era Istrefi “zyrtarisht e martuar”?

08:41 | 7 Korrik 2018
Arbresh.info

Era Istrefi është padyshim një ndër këngëtaret më të suksesshme shqiptare, e cila së fundmi shkëlqeu duke u bërë zëri i himnit të këtij viti në Kampionatin Botëror të futbollit, shkruan portali arbresh.info.

Hitet e saj po dëgjohen në të gjithë botën dhe këngëtarja është ndër të paktat që ka arritur 1 milion fansa në profilin e saj në Instagram.

Por në një video të postuar në Instastory, Era ka treguar se është martuar dhe ka dhe një unazë në gisht.

“Zyrtarisht e martuar me veten”, shkruan Era mbi video, duke treguar kështu që është single dhe që s`ka mendje të merret me ndonjë lidhje për momentin. Kjo mund të jetë dhe një reagim pas lajmeve që aludonin se ajo është në një lidhje me producentin e famshëm, Diplo. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme