Rrahje masive në Vushtrri, përdoret arma dhe lëndohen katër persona

00:44 | 7 Korrik 2018
Trina Galanxhi

Një rrahje masive ka ndodhur në Vushtrri sonte, ku janë lënduar 4 persona.

Rastin për Veriu.info e ka konfirmuar zëvendës-komandanti i policisë për rajonin e Mitrovicës, Nysret Mehmeti, i cili ka treguar persona e lënduar janë jashtë rrezikut për jetë.

“Një rrahje ka ndodhur në Vushtrri, ku si pasojë janë lënduar 4 persona. Gjatë rrahjes është përdorur edhe një armë me gaz, e cila më pas është konfiskuar”, ka thënë ai.

Mësohet se rrahja ka ndodhur në sheshin e qytetit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme