Google ADS

Marina Vjollca pranon një dhuratë simbolike

15:52 | 6 Korrik 2018
Arbresh.info

Prezantuesja e njohur, Marina Vjollca është duke shijuar disa ditë pushimi së bashku me burrin e saj, Getoar Selimin.

Që nga atje, nuk ngurron të ndajë me ndjekësit imazhe të ndryshme në të cilat shfaqet tejet në formë, shkruan portali arbresh.info.

Edhe pse u spekulua se është shtatzënë, me fotot që ka publikuar Marina ka hedhur poshtë të gjitha spekulimet.

E në imazhin që ka publikuar ajo pranon një dhuratë mjaft të ëmbël, gjersa mbi gotë shkruan “Marina, e shijshme”, në gjuhën spanjolle.

Mbase këtë dhuratë simbolike ia ka bërë bashkëshorti, Marinës?! /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme