Cristiano Ronaldo është telefonuar 28 herë nga presidenti i Juventusit, Andrea Agnelli, për të siguruar transferimin e tij.
Cristiano Ronaldo është në prag të nënshkrimit me Juventusin në mënyrë që të largohet nga Real Madridi, transmeton portali arbresh.info. Sulmuesi ka kaluar një kohë të gjatë në Bernabeu dhe tani është afër marrëveshjes 100 milionëshe.
Por, siç duket përpjekjet e Juventuesit nuk kanë qenë të lehta. Bazuar në gazetën spanjolle ‘Marca’, Ronaldo është kontaktuar nga Agnelli shumë herë para të bëhej publike gjithçka të hënën.
Thuhet se drejtori i Juventusit ka kontaktuar gjithsej 28 herë Ronaldon dhe gjatë këtyre bisedimeve lojtari ishte i bindur në projektin e Juventusit.
Klubi në Torino dëshiron ta fitoj Ligën e Kampionëve dhe Ronaldo do të niset për në Itali pas pesë titujve të fituar në karrierën e tij./arbresh.info/
KRU “Gjakova” me apel për pagesa të faturave
Serbët pro pjesëmarrjes në zgjedhjet e 9 shkurtit
Rashiq nuk pret asgjë nga takimi i radhës në Bruksel
Ish-legjenda e Liverpoolit e sulmon Salah: Egoist, dihet që ...
Gjenerallejtënant Jashari, uron “Ditën e Forcës- Ditën e Ush...
Formacionet/ Slovan Bratislava – Milan, Leao në bankë