Google ADS

Daçiq i pakënaqur me jehonën në Serbi të tërheqjes së njohjeve për Kosovën

14:58 | 6 Korrik 2018
Arbresh.info

Beograd, 6 korrik – Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, u shpreh sot shumë i dëshpëruar me qëndrimin e opinionit vendës ndaj tërheqjes së njohjeve për Kosovën dhe luftës që po bën Serbia në këtë drejtim, transmeton Koha.net raportimin e medieve serbe.

Daçiq u ankua në TV Pink ndaj opinionit vendës i cili tërheqjen e njohjeve për Kosovën e nënçmojnë dhe paraqesin si të parëndësishme.

“Gjashtë vende e kanë tërhequr njohjen dhe ne themi se ato janë të parëndësishme. Duhet ta kuptojmë se vota në Kombet e Bashkuara është votë. Secila votë është e barabartë”, është shprehur Daçiq.

Ai këtij mediumi i tha se Serbia do të vazhdojë betejën ndër miq nga koha e Jugosllavisë që të ndodhin sa më shumë tërheqje njohjesh për pavarësinë e Kosovës.

 

Të ngjashme