Beograd, 6 korrik – Nuk ka mëdyshje se Beogradi qëndron pas vendimit të njëzet pjesëtarëve serbë në Forcën e Sigurisë së Kosovës nga ana e Gjilanit që të tërhiqen nga radhët e saj. Kështu konsideron Dushan Janjiq nga Forumi për marrëdhënie etnike, bën të ditur FoNet.
Eshtë e kontestueshme se Beogradi qëndron pas gjithë kësaj, meqë presidenti Aleksandar Vuçiq pas mbledhjes së Këshillit për Siguri Kombëtare të Serbisë, kur qe arrestuar Marko Gjuriq, paralajmëroi se Serbia do të ndërmarrë të gjitha masat që i ka në dorë dhe i ftoi serbët që kishin hyrë në Forcën e Sigurisë së Kosovës që të braktisin radhët e saj, i tha Janjiq Radios Evropa e Lirë në gjuhën serbe.
“Qëllim afatshkurtër është forcimi i pozicionit dhe të tregohet se Beogradi ka ndikim të padiskutueshëm në Kosovë. Pra, që të forcohet pozicioni në vazhdimin e negociatave , posaçërisht nga aspekti i Asociacionit (Bashkësisë) të Komunave Serbe”, citohet të ketë thënë Janjiq, transmeton Koha.net.
“Qëllimi afatgjatë”, sipas tij, “mund të jetë destabilizimi i Kosovës dhe krijimi i kushteve që Beogradi të mos jetë i vetmi fajtor ose përgjegjës nëse ndodh ndërprerja e këtyre lloj negociatave, çfarë po zhvillohen në Bruksel”.
Kryetari i LDK-së shpalos portretin e Xhemail Mustafës në pë...
Maqedonci dhe Jashari, po marrin pjesë në Forumin Ndërkombët...
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin në Florida
Grenell pritet të emërohet i dërguar special për konfliktin ...
McKee: Nuk pres që ShBA-ja të ndryshojë qasje ndaj Kosovës
Hamza: Buxheti i shtetit duhet të rritet si rezultat i rritj...