Google ADS

Cristiano Ronaldo pranon kontratën katër vjeçare nga Juve

14:25 | 6 Korrik 2018
Arbresh Info

Cristiano Ronaldo ka pranuar një kontratë katër vjeçare me kampionin italian – Juventusin në një marrëveshje që i siguron atij 30 milionë euro për sezon.

Një raporti nga eksperti italian për transferime, Gianluca Di Marzio pohon se këtu ekziston një marrëveshje totale mes lojtarit dhe klubit dhe se vetëm tarifa e transferimit tani është duke u kërkuar, transmeton portali arbresh.info.

Ylli i Portugalisë është subjekt i të gjitha gazetave spanjolle duke pushtuar kryetitujt e tyre mëngjesin e sotëm (e premte), ndërkohë që ‘Diario AS’ sugjeron që “largimi është i pashmangshëm”, ndërsa ‘Marca’ thotë se Ronaldo i ka dhënë “fjalën e tij” Zonjës së Vjetër.

33-vjeçari ka një klauzolë të blerjes prej 1 miliardë euro në marrëveshjen e tij me klubin në Madrid, por raportet sugjerojnë që kampioni evropian do të jetë i gatshëm për të bërë biznes nëse i ofrohen 120-130 milionë.

Ronaldo ka nënshkruar me Madridin në vitin 2009 nga Manchester United dhe ka garantuar statusin e tij si një yll global duke fituar katër tituj në Ligë të Kampionëve dhe dy në La Liga./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme