Për këtë pikë presidenca e Kosovës ka konfirmuar tërthorazi se mund të ketë amnisti. Ndërsa qeveria dhe partitë në pushtet nuk kanë pranuar që të flasin lidhur me këtë çështje.
Në një përgjigje për gazetën “Koha Ditore” zyra e presidencës ka thënë se amnistia dhe pajtimi mund të jenë dy çështje të veçanta që do të diskutohen në takim.
“Sigurisht që në rast se do të ketë marrëveshje, atëherë ajo marrëveshje do të përmbajë edhe mjaft çështje të tjera, respektivisht protokolle të veçanta. Amnistia dhe pajtimi, mund të jetë një nga këto çështjet të veçanta”, thuhet në përgjigjen e Zyrës për Informim të Presidencës.
Mirëpo presidenca ka shtuar se “në rast se do të ketë marrëveshje për amnisti ndërmjet dy shteteve, kjo amnisti duhet të jetë e përshkallëzuar, mund të përfshijë vetëm krimet apo veprat penale të caktuara”.
“Kosova respekton në tërësi konventat ndërkombëtare dhe të drejtat ndërkombëtare, amnistia mund të jetë e pranueshme vetëm për një numër të caktuar të veprave pena”, ka thënë zyra e presidencës.
Po ashtu edhe zyra e përfaqësues së Lartë të Bashkimit Evropian, Federica Mogherinit nuk kanë dhënë përgjigje lidhur me këtë çështje.
Për çfarë Sara po e akuzon Gjestin se i mori?
Kearns, Vuçiqit: Mohimi është vazhdimësi e krimeve, ajo që f...
Leverkuseni i Xhakës synon vetëm fitore ndaj Salzburg
Aktivistët e LVV-së në Mitrovicë me pankarta ku “kërko...
LVV: Kontratat njëburimore janë vetëm propagandë e opozitës
SPAK godet një organizatë kriminale, heton si të përfshirë e...