Valencia nuk ka plan të shes Zazan

11:39 | 6 Korrik 2018
Arbresh Info

Valencia ka konfirmuar se ata janë të përgatitur për të dëgjuar ofertat për sulmuesin Simeone Zaza, por nuk kanë konfirmuar se kanë në plan të shesin menjëherë atë.

Në fillim të kësaj jave, ‘Gazzetta dello Sport’ ka pohuar se një marrëveshje është arritur me lojtarin dhe Milanin për katër vitet e ardhshme për një shumë prej 2.5 milionë euro në vit, transmeton portali arbresh.info.

“Zaza është një lojtar shumë i rëndësishëm për ne dhe ai do të stërvitet me bashkëlojtarët e tij të hënën”, ka thënë Mateu Alemanay, drejtori i përgjithshëm i ‘Los Che’, në një konferencë për shtyp.

“Të gjithë lojtarët kanë një çmim në treg dhe ne do të vlerësojmë ofertat e mundshme që vijnë, por gjithashtu duhet të konsiderojmë ndikimin në kualitetin e skuadrës”

“Të dy aspektet do të konsiderohen nga Zaza, si për çdo lojtar. Ju nuk mund të keni suksese ekonomike pa rezultate sportive”

Zaza ka shënuar 13 gola dhe ka krijuar pesë asistime brenda 39 ndeshjeve kompetitive për ‘Los Che’ sezonin e kaluar./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme