Edhe këtë mëngjes është bllokuar rruga për tek Kuvendi, pasi një grup i vogël i qytetarëve kanë dalur në protesta kundër marrëveshjes me Greqinë.
Disa qytetarë kanë vendosur tenda dhe karrige në rrugë me çka kanë bllokuar komunikacionin. Ata për disa muaj kanë protestuar kundër ndryshimit të emrit të shtetit para Kuvendit, në “Parkun e Gruas”, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Qytetarët në Shkup janë revoltuar nga bllokimi i rrugëve për çdo ditë, ndërsa kërkojnë që të merren masa për zhbllokimin e rrugëve.
Përndryshe, deputetët e Kuvendit të Maqedonisë dje për herë të dytë ratifikuan ligjin për marrëveshjen me Greqinë.
Gresa nuk i beson arsyetimit të Drilonit në raport me deklar...
Osmani takoi deputeten britanike, Alicia Kearns
Ministrat e G7-ës takohen në Itali për të diskutuar për konf...
Sulmuesi kosovar po shkëlqen në Rumani
Vendoset gurthemeli i nënstacionit të Policisë së Kosovës në...
“Luks apo nevojë?” – Presidentja Osmani e hap ku...