Qeveria e Kosovës ka mbajtur mbledhjen mbledhjen e radhës ku ka miratuar propozim-vendimin për shqyrtimin e mëtejmë të kërkesës për shpronësim për interes publik të pronave të paluajtshme (ish-shoqërore) të cilat preken nga realizimi i Projektit “Renovimi dhe Ndërtimi i objekteve për nevoja të Selisë Qendrore të Federatës së Futbollit të Kosovës”, përcjell arbresh.info.
Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Albena Reshitaj ka thënë projekti realizohet nga Federata e Futbollit që do të bëjë kompensimin e pronave.
“Kompetente për shpronësimin e këtyre pronave është vetëm Qeveria e Kosovës. Kërkohet vendim ekzekutiv nga Qeveria që të shpronësohen këto prona në Zonën Kadastrale komuna e Prishtinës”, ka thënë ajo./arbresh.info
Deti Mesdhe po ngrohet më shpejt se pjesa tjetër e botës, si...
Trump emëron Keith Kellogg si të dërguar special për Ukrainë...
Konjufca: Shteti ynë është përplotësim i porosisë së 28 Nënt...
Ancelotti: Edhe nëse fitonim ishte e vështirë të ishim në to...
112 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë festohet në New York
Katër arsye pse disa njerëz nuk kërkojnë kurrë falje?