Qeveria u dërgon deputetëve raportin për bisedimet me Serbinë

09:49 | 6 Korrik 2018
Arbresh.info

Qeveria e Kosovës ka miratuar Raportin mbi Arritjet dhe Sfidat në zbatimin e Marrëveshjes së Brukselit.

Kryeministri Ramush Haradinaj, tha se ky raport praqet të arriturat për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.Haradinaj shtoi se kjo është hera e parë që përgatitet një raport i tillë.

Ai bëri të ditur se raporti do tu dërgohet deputetëve të Kuvendit ku do të kenë mundësi të shohin të arriturat dhe sfidat e këtij procesi.“Qeveria i ka dorëzuar raportin edhe BE-së në takimin e dytë për zbatimin e MSA-së. Shpreh gjendjen aktuale, është struktura në mënyrë që të reflektojë në progresin dhe sfidat. Paraqet të arriturat për normalizimin e marrëdhënieve mes Beogradit dhe Prishtinës”, ka thënë ai.

“Është praktikë e re, është hera e parë që është përgatitur, do t’i paraqitet edhe Kuvendit, deputetët do të kenë mundësi të dinë në detaje, rrjedhën sfidat. Është një e arritur e mirë, vjen edhe pas raportimit të presidentit për dialogun politik, Qeveria e respekton transparencën dhe parlamentin e vendit”, tha Haradinaj.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme