Google ADS

Sizmologu i njohur jep lajmin e mirë, nuk do të ketë tërmet tjetër të fuqishëm

09:29 | 6 Korrik 2018
Arbresh.info

Tërmeti i mesnatës së sotme ka trembur banorët e Tiranës dhe Durrësit.

Nisur nga fakti se ra gjatë natës, shumica e banorëve kanë qenë të trembur për faktin se mund të kishte lëkundje të tjera si ajo e të mërkurës.

Por sizmologu Rrapo Ormeni duke folur për Fax News është shprehur se nuk do të ketë një tërmet tjetër të fuqishëm si ai i të paradites së të mërkurës.

‘Tërmetet vijnë duke u zvogëluar. Intensiteti sizmik është i ndryshëm në zona të ndryshme. Nuk pritet që të ketë një tërmet tjetër të fuqishëm si ai i të mërkurës’, është shprehur Rrapo Ormeni për FaxNews.

Sipas tij, njerëzit duhet të dalin jashtë ndërtesave pasi përfundojnë lëkundjet e tërmetit e jo gjatë lëkundjeve, pasi rrezikojnë më shumë./syri net

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme