Plani i Juves për prezantimin e Ronaldos

09:26 | 6 Korrik 2018
Arbresh Info

Plani i Juventusit për të prezantuar superyllin Cristiano Ronaldo është zbuluar.

Kampioni i Italisë ka ndërmend për të prezantuar Cristiano Ronaldon si përforcimin e tyre të ri të shtunën sa më herët, transmeton portali arbresh.info.

Juventusi duket se ka siguruar përkrahje nga kompania FIAT për të sponsorizuar Ronaldon që t’i ndihmoj atyre në mbulimin e pagës së tij.

Real Madridi duket i gatshëm për të pranuar ofertën nga klubi në Serie A dhe Ronaldo supozohet se do të shikoj për shtëpi në qytet brenda këtij vikendi.

Raportet në Itali pretendojnë se Juventusi është duke shpresuar që të shfaq Ronaldon në stadiumin e tyre të ri të shtunën sa më herët./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme