Google ADS

Qeveria i dërgon deputetëve dhe BE-së raportin e përgatitur për sfidat e dialogut Kosovë-Serbi

09:15 | 6 Korrik 2018
Arbresh.info

Qeveria e Kosovës ka mbajtur mbledhjen e radhës ku ka miratuar shqyrtimin e raportit mbi arritjet dhe sfidat e marrëveshjeve të Brukselit, përcjell arbresh.info.

Kryeministri i Kosovës ka thënë se Qeveria ka hartuar raportin dhe i ka dërguar BE-së.

“Ky raport paraqet të arriturat për normalizimin e marrëdhënieve në mes dy s shteteve Beogradit dhe Prishtinës. Është raport për sfidat në këtë dialog. Është praktikë e re dhe është hera e parë që është përgatitur. Ky raport do ti paraqitet edhe Kuvendit ku deputetët do të informohen në detaje për sfidat, rrjedhën dhe të arriturat e dialogut”, ka thënë ai duke shtuar se Qeveria po e respekton transparencën dhe parlamentin./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme