Google ADS

Temperaturat në Shqipëri sot shkojnë deri në 36 gradë Celsius

08:49 | 6 Korrik 2018
Arbresh.info

Sipas shërbimit meteorologjik moti për ditën e sotme në Shqipëri parashikohet me kthjellime dhe zhvillim vranësirash në mesditë në zonat malore.

Temperaturat do të shkojnë nga 18 gradë Celsius, më të ulëtat, në 36 gradë Celsius, më të lartat, kryesisht në vendet e ulëta.

Baza e reve të ulëta 1200 metra. Era do të fryjë me drejtim verilindje-veriperëndim 1-8 m/sek.
Temperaturat parashikohen:

Vendet malore 18/35

Vendet e ulëta 21/36

Vendet bregdetare 19/34

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme