Këshilla si të luftoni djersën

07:37 | 6 Korrik 2018
Arbresh.info

Aroma e pakëndshme e djersës në muajt e nxehtë të stinës së verës është thjesht e padurueshme por ekspertët japin disa këshilla se si të luftojmë këtë problem.

Një pjesë e gjëndrave që prodhojnë djersë, janë të zakonshme të shpërndara në të gjithë trupin. Këto gjendra prodhojnë djersë si rezultat i veprimtarisë fizike, por pa aromë të rëndë. Gjendrat e tjera të cilat janë të përqëndruara në sqetull dhe organe gjenitale, prodhojnë djersë e cila bart një larmi molekulash. Ato janë pa aromë kur sekretohen por nga kontakti me bakteriet kundërmojnë aromë të pakëndshme.

Kështu lind nevoja për disa këshilla se si të luftoni djersën:

Dush i shpeshtë

Përdorimi i sapunëve antibakterialë për të pastruar sqetullat

Përdorini kundra djersë

Depilimi i sqetullës në mënyrë që djersa të zhduket shpejt

Vishni rroba pambuku dhe të pastra

Një nga mënyrat për të zbehur aromën e rëndë të djerës është dhe përdorimi i deodorantit. Si një produkt kozmetik, deodoranti (antidjersa) shërben si ilaç për arsye se ndalon përkohësisht gjendrat e djersës të prodhojnë bakteriet.

Përsa i përket legjendës që thotë se meshkujt kanë më shumë gjëndra djerse sesa femrat, në të vërtetë, ndodh krejt e kundërta. Femrat janë ato që kanë numrin më të madh të gjëndrave të djersës në raport me meshkujt. Thjesht, këta të fundit djersijnë më tepër sepse gjendrat e tyre janë më aktive.

Djersa është pjesë e procesit metabolik por këshillohet të mbahen parasysh këshillat e listuara për të shmagur sa më shumë aromat e pakëndshme në stinën e nxehtë të verës.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme